Himarë: Dalin pamjet e tmerrit/ Si i sulmoi pronari i lokalit turistët spanjollë "Hajdeni se na vrau!"

Himarë: Dalin pamjet e tmerrit/ Si i sulmoi pronari i lokalit turistët

Dalin pamjet kur pronari i restorantit në Porto Palermo sulmon turistët spanjollë.

Ngjarja u regjistrua dy ditë më parë. Në video Mihal Kokëdhima duket në pjesën e parme të makinës dhe godet me grusht dhe me telefon xhamin e parme derisa e thyen.

Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar.  Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë. 

Makina vijon të jetë në ecje ndërsa 51 vjeçari mbi kofano vijon të godasë xhamin e parmë dhe e thyen.

Burri godet  me telefon dhe me grusht xhamin.

Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë. 

Familja spanjolle kishte refuzuar shërbimin e keq.

Gjate videos degjohet kjo bisede

Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje - o ç'vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu

Shoferi dhe shoqeruesi në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë

Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët

Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt

Merrni policinë, Hajdeni se na vrau, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi

Shkoni në polici kështu

Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo...erdhën me thika, kanë thyer makinën.

Furgoni ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH, i cili ka dhënë ndihmën e parë. Nje dite me pas policia njoftoi se eshte arrestuar Mihal Kokedhima. 

Ngjarja qe u shenua me 15 gusht u dënua edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizimit Blendi Klosi 



EMISIONET