Biznesmeni Rezart Taçi shpallet i pafajshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2019, 18:38
Edhe pas gjyqit të pestë, Gjykata e Apelit e shpall të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi për fshehje të ardhurash e mospagesë taksash.
Kësaj rradhe jo për ARMO-n, por për Taçi Oil. Vendimi është marrë ditën e djeshme, 2 tetor 2019.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Drejtorisë së Tatimeve, duke lënë në fuqi pafajësinë për biznesmenin Rezart Taçi për akuzat e fshehjes së të ardhurave.
Më herët Gjykata Penale e Tiranës e kishte shpallur të pafajshëm Taçin.