Arta Vorpsi: Mandatin e kam marrë nga ligji
Ora 14:55 Arta Vorpsi: Mandatin e kam marrë nga ligji
Arta Vorpsi ka deklaruar se mandatin e kam marrë me ligj. Ajo ka thene se " I jam drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese dhe drejtueses se saj dhe po pres fillimin edhe administrativisht të marrëdhënieve të punës."
Ora 13:00 Marsida Xhaferllari largohet nga ambientet e Gjykatës Kushtetuese. Burimet bëjnë me dije se pak më parë ishte mbajtur një mbledhje brenda ambienteve të kësaj gjykate, ku kishin marrë pjesë Tusha, Toska, Papajorgji dhe Muçi ndërsa Vorpsi dhe Xhaferllari kanë qenë në zyrat e tyre
Arta Vorpsi flet për RTV Ora: Jam në detyrë si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
Ora 09: 41 Mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese mbërritën Arta Vorpsi, kandidatja e cila dërgoi betimin me postë Kreut të Shtetit pasi vulosi më parë te një noter - si dhe Marsida Xhaferllari, e cila u betua dje para Presidentit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.
E kontaktuar me telefon nga RTV ORA Arta Vorpsi u shpreh nga ambientet e brendshme të Gjykatës: Jam në detyrë si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.
Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandili pritet të ketë një dekaratë nga Gjykata Kushtetuese pasi të përfundojnë procedurat administrative, informoi gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.
Kjo për të sqaruar nëse gjyqtare do të jetë, Arta Vorpsi, e cila ishte para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, e që sipas vendimit të botuar në Fletoren zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, apo Xhaferllari e cila u betua dje tek Presidenti.
Nderkohë Kuvendi pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar për dekretin e Presidentit mbi emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. PS ka hartuar një pr/rezolutë ku i kërkon Kuvendit të shpallë nul dekretin e Metës, dhe institucionet e tjera të mos e respektojnë.