AFP publikon pamje nga atmosfera festive në sheshin “Skënderbej”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2018, 22:23
Agjencia franceze e lajmeve AFP ka publikuar foton e realizuar nga fotoreporteri Gent Shkullaku ku shfaqet plot drita sheshi “Skënderbej”, ku është ngritur edhe “Fshati i Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.
“Pamje ajrore e sheshit kryesor të Tiranës ndezur me dekorimet e Krishtlindjeve”, shkruan AFP.

