Arrestohet në Siri xhihadistja italiane
Autoritetet italiane të antiterrorit kanë arrestuar në Siri shtetasen italiane Alice Brignoli e akuzuar për pjesëmarrje në organizim për qëllime terrizmi ndërkombëtar.
Operacioni i koduar "Match" ka çuar sot në arrestimin e saj e në ritadhesimin në Itali të 3 fëmijëve të saj të mitur.
Alice Brignoli e martuar me shtetasin me origjinë marokene Mohamed Koraichi prej vitit 2015 janë larguar nga Italia së bashku me fëmijët e tyre për t'ju bashkuar luftës së shteit islamik.
Sipas hetimeve të antiterrorizmit italian të kooridnuar nga Prokuroria e Milanos, Alice Brignolo ka luajtur një rol aktiv në indoktrinimin e fëmijëve me propagandën xhihadiste ndërsa bashkshorti i saj ka marrë pjesë në operacionet ushtarake të ISIS.
Alice Brignoli është e dyta italiane e akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar pas të ashtuquajturës "lady xhihad", Maria Giulia Sergio e martuar me shqiptarin Aldo Kobuzi dhe e dënuar në mungesë nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar "Martesa", i cili coi në shkatërrimin e një celule terroriste italo-shqiptare me lidhje familjare mes tyre.
