Sulmuesi Armando Sadiku tha se ndihej i keqardhur për faktin se nuk arriti dot të shënonte gol.

“Do të doja ta inaguroja me gol por nuk pata freskinë e duhur në momentin e duhur. Nuk isha në momentin e duhur dhe më vjen shumë keq. Na mungoi një mesfushor të dilte me top dhe nuk arritëm dot të kishim raste të pastra”, tha Sadiku në një prononcim për RTSH Sport.

Gjithashtu Sadiku tha se ndeshja ishte përgatitur mirë por mungoi energjia.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen por lodhja ndikoi. Shpenzuam shumë energji në ndeshjen e parë dhe nuk kishim freskinë e duhur”.

Ndeshja e sotme Shqipëri- Lituani e vlefshme për Ligën e Kombeve u mbyll 0-1.