Shqipëria humbi me shifrat minimale 1-0 përballë Lituanisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Djemtë e kombëtares nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë pasi u vendosën disa herë në vështirësi nga skuadra kundërshtare.

Portieri Strakosha u ka mohuar disa herë golin Lituanisë në pjesën e parë.

Ndërkohë 45 minutat e dyta nisën me vrull për djemtë kuqezinj por që zgjati vetëm 5 minuta.

Një gabim thuajse amatoresk ndëshkoi kombëtaren shqiptare. Një pasim i dhënë gabim nga Gjasula drejt Strakoshës u shfrytëzua mirë nga sulmuesi Kazlauskas i cili dribloi portierin e më pas shënoi.

Rastin më të mirë të ndeshjes për Shqipërinë e kishte Rei Manaj në minutën e 65′ me një goditje dënimi. Goditja “predhë” e talentit u mohua nga portieri kundërshtar.

Vetëm 3 minuta përpara përfundimit të ndeshjes, kapiteni Hysaj u ndëshkua me karton të kuq. Ai do të humbë ndeshjen e ardhshme.

Ndërsa sfida tjetër mes Kazakistanit dhe Bjellorusisë u nda me rezultatin 1-2. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e dytë pas Kazakistanit në grupit 3 në Ligën C.

Ndeshja ka filluar në orën 20:45 në Air Albania Stadium e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Shikoni fotogalerinë me momente nga ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Mbrojtja i është besuar Gjimshiti, Mihaj i cili debuton si titullar me fanellën kuqezi, Dermakut dhe Hysajt.

Në mesfushë janë rreshtuar Abrashi, Gjasula dhe Qazim Laçi sërish debutues titullar.

Ndërsa sulmi do të përfaqësohet nga Sadiku, Manaj dhe Trashi.