Afërdita Haka emërohet Drejtoresha e Arsimit në Shkodër
Shkodër-Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, në qytetin e Shkodrës u prezantua edhe drejtoresha e re e arsimit. Aferdita Haka do të jetë pasuesja e Erjeta Laçej, e cila u tërhoq pak javë më parë nga ky post.
Prezantimi i drejtoreshës së re të arsimit u bë nga prefekti Paulin Radovani, i cili u uroi suksese në detyren e re Hakës.
Gjatë këtij prezantimi me stafin e drejtorisë arsimore, ishte e pranishme edhe paraardhësja e saj në këtë post.
Drejtoresha e re e arsimit, shfrytëzoi këtë moment të marrjes së detyrës për të uruar të gjithë fëmijët dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Afërdita Haka ishte një nga 5 kandidatet për këtë post në konkursin e organizuar nga ministria e arsimit dhe sportit.
Ajo ka përfunduar studimet për Gjuhë – Letersi, ka qënë mësuese në disa prej shkollave të qytetit, si dhe prej disa vitesh ka qënë e angazhuar në partinë socialiste, nga listat e së cilës është zgjedhur edhe anëtare e këshillit bashkiak të Shkodrës.
