Bechetti fiton 110 milionë euro, Shqipëria humb gjyqin për mbylljen e televizionit në 2015

Bechetti fiton 110 milionë euro, Shqipëria humb gjyqin për

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve rrëzoi ankimin e qeverisë shqiptare duke dënuar vendin tonë me 110 milionë euro. Kjo shumë do ti jepet biznesmenit italiane, Francesco Becchetti, si dëmshpërblim për mbylljen e padrejtë të televizionit në pronësi të tij në vitin 2015.  Autoriteti në të cilin u paraqit ankimi i qeverisë shqiptare e ka vlerësuar të padrejtë pretendimin për të rrëzuar vendimin e gjykatës së Strasburgut duke e lënë atë përfundimisht në fuqi.

Përpjekja e qeverisë shqiptare për të anuluar dënimin me 110 milionë euro gjobë në procesin e hapur nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti,ka dështuar.

Zëri i Amerikës njoftoi se Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Ky dënim përfaqëson vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anulimin e vendimit të marrë, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama, shpjegoi se Shqipëria nuk ishte dënuar dhe se vendimi nuk ishte përfundimtar.

Në gusht të vitit 2019 Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj.

Ky apelim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces.

Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te pretendimi per shkelje të procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad-Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të ngjashme.

Ndërsa në anën tjetër sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në Neë York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York.

Lexo edhe reagimet

Meta denoncon skandalin: Avokatura e Shtetit gënjeu Presidentin, të hetojë SPAK

Tabaku: Keqmenaxhimi i Ramës do ti kushtojë çdo shqiptari 4,560 lekë

Rama: I neveritshëm gëzimi i Metës dhe Lulepartisë, beteja vazhdon me marifetçiun e paskrupullt

Vendi Ekonomi Lajme Kronike francesko begeti 110 mnl euro

EMISIONET