Humbja e gjyqit me Becchettin, Tabaku: Keqmenaxhimi i Ramës do ti kushtojë çdo shqiptari 4,560 lekë

Humbja e gjyqit me Becchettin, Tabaku: Keqmenaxhimi i Ramës do ti

Kandidatja e PD-së për deputete në Tiranë, Jorida Tabaku, ka reaguar për humbjen e gjyqit nga Shqipëria me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti.

Në një postim në facebook, ajo shkruan se çdo shqiptar duhet të paguajë një gjobë prej 4,560 lekësh të reja vetëm për faj dhe keqmanxhim të Edi Ramës.

Tabaku: Shqipëria do t’i paguajë përfundimisht 110 milion euro sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, si pasojë e mbylljes me dhunë të televizionit “Agon Channel”. Këto janë para që dalin direkt nga xhepat e qytetarëve vetëm për shkak të arrogancës dhe arbitraritetit të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Sipas Tabakut, kjo është vetëm një nga faturat që Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet të paguajnë për faj të këtij njeriu që nuk njeh rregulla dhe refuzon t’i zbatojë ato dhe që e trajton vendin si çiflig të tijin personal.

Tabaku: Edi Rama duhet larguar, sepse çdo ditë e tij më shumë në pushtet është kosto për vendin dhe ëdo qytetar e familje.

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Vendi Lajme Politikë jorida tabaku francesco becchetti shqiperia humb gjyqin

EMISIONET