Numërimi mbrapsht ka nisur. Mes ankthit dhe padurimit pas pak orësh amerikanët dhe mbarë bota pritet të mësojnë se kush do të jetë Presidendit i ardhshëm i SHBA-së.

Por Gent Carrabregu, studiues dhe pedagog i shkencave politike në një lidhje me skype për Rtv Ora  nga Karolina e Veriut thotë se nëse rezultati do të jetë i ngushtë do të duhen javë, mbase edhe muaj për të shpallur fituesin.

Carrabregu: Tradicionalisht në fund të ditës së votimit e kemi dituer fituesin, kësaj radhe ndryshon sepse kemi shumë votuëes që kanë votuar përmes postës, numër rekord votuesish paraprak.Kjo mund të çojë që të mos marrim vesh sonte fituesin. Por të shpresojmë të kemi një ide nga shkon trendi edhe nëse nuk do të dimë saktësisht fituesin për disa javë dhe muaj. Nëse zgjedhjet përfundojnë me diferencë të vogël ka mundësi që zgjedhjet të kontestohen dhe deri sa të konsumohet procesi gjyqësor mund të kalojnë javë dhe muaj.

I pyetur rreth rolit të Kolegjit Zgjedhor amerikan, ai thotë se në gjenezën e tij ai duhej të ishte filtri i votës popullore kur votonte kandidatin e gabuar por një gjë e tillë nuk ndodh prej dekadash.

Carrabregu: Është institucion unik. Është një filter i vullnetit popullor. Kur populli zgjedh gabimisht, Kolegji Elektoral është një trupë që do ta filtronte këtë vullnet dhe do të kishte të drejtën e vetos, kjo ishte ideja e etërve themelues. Por që kur lindën partitë nacionale politike votimi në Kolegjin Elektoral ka qenë një sport ekipor, ku secila parti ka votuar për kandidatin e vet. Shtetet kyçe që do përcaktojnë fituesin janë Florida, Karolina e Veriut, Pensilvania, Miçigani, Uiskonsin dhe Arizona. Është shumë e rëndëishme që Biden të fitojë në Pensilvani. Në këto 6 shtete Biden udhëheq.

Pandemia e koronavirusit pritet të ketë një ndikim jo pak të vogël në zgjedhje.

Carrabregu: Pandemia është një faktor u rëndësishëm. Administrata Trump nuk është treguar shumë efikase në menaxhimin e pandemisë, ka një zhgënjim të qartë te amerikanët.  Ajo që ofendon dhe më shumë një pjesë të popullit amerikan është që Trump me të ardhur në pushtet zhbëri një njësi brenda Këshillit të Sigurisë Kombëtare që merrej me studimin e rreziqeve që mund të vijnë nga pandemitë. Qëllimi i saj ishte që në bashkëpunim me shkencëtarët kinezë të shkonin në shpellat e Uhanit dhe të studionin koronaviruset që pritej të shpërthenin.

Por edhe nëse nuk do të kemi një fitues të qartë sonte, e sigurtë është se do të mësojmë trendin nga anon vota.

Carrabregu: Do të votohet deri në 7-8 të darkës. Pastaj do të kemi exit-pollet që do të na tregojnë nga shkon trendi i votimeve. Nëse ka një fitues të qartë do ta dimë që sonte. Nëse rezultati është i ngushtë, numërimi i votave me postë që mund të shtyhet dhe për shkak të kontestimeve do të mund të shtyhet.

E ndërsa amerikanët do të votojnë për të preferuarin e tyre, po vetë interesi i shqiptarë cili është?

Carrabregu: Politikat e Biden gjatë gjithë historisë dhe karrierës së tij politikan, qasja  e tij ndaj probleme në rajonin tonë na kanë favorizuar ne si shqiptarë. Mendoj se Biden është më miqësor ndaj interesave tona mbarëkombtare. Por në fund të fundit amerikanët po zgjedhin Presidentin e tyre për të adresuar në radhë të parë problemet e tyre. Amerika nuk është vetëm një ide por edhe shtëpia e amerikanëve.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana