“O Rame, për kë bien këto sirena?”/ Basha-kryeministrit: Ktheu njerëzve përgjigje, tani që u kthy Amerika në SPAK, a

“O Rame, për kë bien këto sirena?”/

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vazhduar me replikat në rrjetet sociale për kryeministrin Edi Rama.

Përmes një video në rrjete sociale, Basha i ka kërkuar “llogari” Ramës se pse nuk i kthen përgjigje qytetarëve që e pyesin tek rubrika e tij në rrjetet sociale, për amerikanët që u kthyen në SPAK.

Basha i kërkon Ramës që t’u tregojë se, tani që Amerika u kthye në SPAK, “a do trashet 7×7 = 313, apo jo?”.

“O Rame, po më vijnë ankesa Rame që nuk i jep përgjigje robve tek ajo rubrika e mgjesit që bo ti ‘hu m’hu’. T’kanë pyt o Rame pse s’përgjigjesh për amerikanët që janë kthyer në SPAK. E meqë ke thonë që veshi, syni dhe lidhja e tyre janë Euroatlantikët, m’pysin mu ça ka Rama që s’jep përgjigje.

Pse s’kthe përgjigje mo Rame? Ktheu njerëzve përgjigje tashi që u kthy Amerika në SPAK, a ndryshon noj gjo, apo trashet 7×7 = 313, Rame. O Rame, filluan sirenat e policisë më duket”, shprehet Basha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA NEWS (@rtvoranews)

EMISIONET