ZDF-ja reportazh për zgjedhjet në Shqipëri, Rama s’u përgjigjet: Pati frikë nga pyetjet për projektet e dyshimta të ndërtimit

ZDF-ja reportazh për zgjedhjet në Shqipëri, Rama s’u

Media gjermane ZDF, ka realizuar një reportazh në vendin tonë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

"Pas dy javësh në Shqipëri do të zgjidhet një Parlament i ri. Këto kohë, këtij vendi të varfër i duhet të luftojë me gjithë ato kriza. Krahas pandemisë së koronës dhe pasojave të tërmetit të para një viti, vendin e ka mbërthyer edhe korrupsioni."- nis reportazhi.

Në reportazh shkruhet se Rama pretendon të zgjidhet sërish kryministër, ndërkohë shkruhet se Rama pati frikë t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me menaxhimin Covid-19, për kritikat e ndërkombëtarëve si dhe për projektet e dyshimta të ndërtimit.

"Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Për pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të kovidit dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij."- thuhet në reportazh.

Në reportazh shkruhet më tej se kundër korrupsionit në qeveri, vitet e fundit ka pasur herë pas here protesta masive e megjithatë nuk i dihet nëse kjo qeveri do të shkarkohet për mungesë votash, sipas analistit politik Mentor Kikia.

“Votuesve nuk u sjell gjë zëvendësimi i një qeverie të korruptuar me një tjetër të tillë. Shqiptarët kanë zgjedhur gjithmonë të keqen më të vogël dhe kjo ka sjellë gjithmonë po të njëjtin realitet.” 

Reportazhi është publikuar ditën e djeshme dhe mban titullin: Para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë zgjedhjet 25 prill 2021

EMISIONET