Policia e Elbasanit ka vënë në pranga porositësin dhe organizarorin e 2 vrasjeve me 20 dhe 29 korrik ku u ekzekutuan Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.

Sipas policisë ai është 34 vjeçari Erion Alibej, i cili rezulton të jetë vëllai i Endrit Alibejt të vrarë po ashtu në vitin 2018 në Bradashesh të Elbasanit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë 29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj” informon policia e Elbasanit.

Arrestimi Paraditen e sotme (18 shtator) u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 34-vjeçarin Erion Alibej, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim. Masa eshte lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për shtetasin Erion Alibej., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.”

Burime nga policia bëjnë me dije se  ndaj 34-vjeçarit, ka prova të forta dhe të dokumentuara se ai ka dhënë urdhrin dhe ka organizuar dy vrasjet të cilat ndodhën në një hark kohor brenda 9 ditësh.

Dy vrasjet – Porosia e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Runajt nga 34-vjeçari Alibej dyshohet nga policia të jetë bërë për të marr hak për vrasjen e vëllait Endrit Alibej. Ky i fundit u ekzekutua 30 dhjetorin e vitit 2018 në Bradashesh se bashku me Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Dyranay.

Ne foto; Arben Dylgjeri, Endri Alibej dhe Erdal Dyranay te vrare ne 2018

I dyshuar dhe per vrasjen e Bujar Çelës – Erion Alibej gjithashtu është i dyshuar dhe për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës në kërkim për grabitjen miliona euroshe të Rinasit. Talo Çela dyshohet te jete perfshire ne vrasjen e të vëllait në 2018.

Ai gjithashtu ka qenë i arrestuar dhe 3 vite më parë për plagosje, ndërsa aktualisht ndodhej në arrest shtëpie.

34 vjeçari Alibej i njohur ndryshe dhe me emrin Andrea rezulton person me precedent penal në itali.

Pazaret e kokaines- Ai është ndaluar se bashku me vëllain në vitin 2013 me 2.5 kg kokainë ndërsa hetimet e autoriteteve italiane provuan se grupi që bënin pjesë dy vëllezërit kanë trafikuar drogën në vlerën 10 milionë euro.

Pikërisht prishja e pazareve të drogës dyshohet se është dhe zanafilla e disa ngjarjeve në qytetin e Elbasanit.

Më herët për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt janë arrestuar Xhuljo Hoxha, 29 vjeç, dhe Euglen Halili, 23 vjeç, të dy të cilësuar si vrasës me pagesë, të cilët kryen dhe dy vrasjet e fundkorrikut.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan bene zbardhjen e dy vrasjeve dhe dokumentimin e plotë pas një pune hetimore dymujore.

Policia po hetohen për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Lexo të gjitha Lajmet për Emiljano Ramazanin