Në marrëveshjen e firmosur ditën e sotme Kosova ka rënë dakord që të bëhet pjesë edhe e Minishengenit Ballkanik.

Po ashtu, Kosova ka pranuar që për një vit të mos përpiqet që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkohë, Serbia ka pranuar që për një vit të mos vazhdojë me fushatën e saj për mos-njohjen e Kosovës nga vendet e tjera.

Po ashtu, Serbia i kërkohet që këto kërkesa të mos t’i bëjë në mënyrë formale apo informale.

Ndërkohë kryeministri Rama ka shprehur “keqardhjen që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal, si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin evropian të shteteve tona”.

Kujtojmë që Kosova nuk mori pjesë në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në lidhje me Minishengenin e nisur nga Rama, Vuçiç dhe Zaev, por duket se është “dorëzuar” në Shtëpinë e Bardhë sa i takon kësaj çështjeje.

Pas dy ditësh takimesh me zyrtarë të administratës Trump, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ranë dakord të bashkëpunojnë në një rrafsh ekonomik për të tërhequr investime dhe për të krijuar vende pune.

Të hënën, Vuçiç dhe Hoti janë planifikuar të shkojnë në Bruksel për të zhvilluar bisedime nën kujdesin e shefit të politikës së jashtme të BE Josep Borrell dhe të dërguarit special për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajcak.

Pikat e plota të marrëveshjes:

Kosova dhe Serbia pajtohen të lëvizin përpara me normalizimin ekonomik duke u pajtuar në pikat e mëposhtme:

  1. Të dy palët do të implementojnë marrëveshjen për autostradën Prishtinë – Beograd të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.
  2. Të dy palët do të implementojnë marrëveshjen e hekurudhave Prishtinë – Beograd të nënshktuar më 14 shkut, 2020.
  3. Kosova dhe Serbia do të punojnë me SHBA-të me Koorporatën Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar dhe EXIM në memorandume të mirëkuptimit për të operacionalizohen në: Autostradën e Paqes, Lidhjen hekurudhore midis Prishtinës dhe Merdares, Lidhjen hekurudhore midis Prishtinës dhe Nishit, Sigurimi i financimit për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Projekte bilaterale, Një prani ndërkombëtare, e Koorporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar me kohë të plotë në Serbi.
  4. Të dy palët do të hapin dhe do të operalizojnë Pikën e Përbashkët Kufitare në Merdare.
  5. Të dy palët do të futen në “mini-Schengen”, të shpalosur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe të shfrytëzojnë plotësisht përfitimet e saj.
  6. Të dy palët do të njohin reciprokisht diplomat dhe çertifikatat profesionale.
  7. Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe subjekte të tjera të qeverisë së SHBA-ve në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit së Gazivodës/Ujmanit, si burim i besueshëm i ujit dhe energjisë.
  8. Të dy palët do të diversifikojnë furnizimet e tyre të energjisë.
  9. Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Kur pajisjet e tilla janë të pranishme, të dy palët angazhohen për heqjen dhe përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.
  10. Të dy palët do të rrisin kontrollimin e pasagjerëve në linjat ajrore, shkëmbimin e informacionit midis tyre dhe brenda kornizës së bashkëpunimit më të gjerë të SHBA-së në Ballkan dhe do të angazhohen për azhurnime të teknologjisë për të luftuar aktivitetet e paligjshme duke zbatuar dhe funksionalizuar sistemet e shqyrtimit dhe informacionit të ofruara nga SHBA-të, përfshirë PISCES, APIS, ATS dhe SRTP.
  11. Të dy palët zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë fetare, duke përfshirë komunikimin ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe dhe risituimin e vazhdueshëm të pasurisë hebreje të trashëguar nga periudha e Holokaustit.
  12. Të dy palët zotohen të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur. Të dy palët angazhohen të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje afatgjata, të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dy palët angazhohen të identifikojnë një grumbull kontakti për të udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive të tyre përkatëse qeveritare dhe për të koordinuar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të ofrojnë një azhurnim vjetor mbi numrin e çështjeve të zgjidhura dhe në pritje.
  13. Të dy palët do të punojnë me 69 vende të kriminalizojnë homoseksualitetin dhe për të nxitur dekriminalizimin.
  14. Të dy palët zotohen të përcaktojnë Hizballah në tërësinë e saj si organizatë terroriste dhe të zbatojnë plotësisht masat për të kufizuar operacionet dhe aktivitetet financiare të Hizballah në juridiksionet e tyre.
  15.  Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin Organizatat Ndërkombëtare. Serbia do të pranojë një moratorium një vjeçar për ndalje të fushatës së saj të çnjohjes dhe do të përmbahet të kërkojë ndonjë shtet ose organizatë ndërkombëtare që të mos njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Të dy marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.
  16. Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëra-tjetrën.