FOTO/ Vrasja dhe copëtimi i çiftit shqiptar, arrestohet ish e dashura e djalit
Autoritetet italiane konfirmojnë për RTV Ora se gjatë natës është ndaluar ish e fejuara e Taulant Pashos, djalit të çiftit Pasho të gjetur pas 5 vitesh zhdukje.
Trupi i tyre ishte copëtuar e fshehur në katër valixhe të cilat u gjetën në afërsi të burgut të Solleccianos pranë autostradës Firneze-Pizza.
Bëhet fjalë për të dashurën e djalit të çiftit (në atë kohë), i cili është në një burg në Zvicër.
E arrestuara shqiptare është 36 vjeçe me emrin Elona e ka precedentë penal nga drejtësia italiane.
Me urdhër të Prokurorisë së Firnezes ndaj saj është lëshuar urdhëri i ndalimit me akuzën e vrajses, fshehjes së çiftit Pasho.
Në arrestimin e 36 vjeçares kanë qënë mjaft të rëndësishme rrëfimet e dy vajzave Viktoria e Dorina Pasho të cilat kanë zbardhur orët e fundit të jetës së prindërve Shpëtim e Teuta Pasho.
Për momentin edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, flitet se krimi mund të jetë konsurmuar në një apartament në lagjen Novoli të Firenzes. ku çifti Pasho jetonte para se të zhdukej.
Sipas rrëfimeve të Viktorias e Dorina Pashos, prindërit e tyre do të takoheshin me Elonën ditën që u zhdukën.
E për momentin sipas rrëfimit dhe të Taulant Pashos, djalit të tyre, ditën që ai doli nga burgu nuk e kanë pritur prindërit por vetëm Elona.
Lajmi u perditesua
/a.r,OraNews