Vizita e bujshme e Erdogan në Tiranë, takim në një ditë me krerët e lartë të shtetit

Vizita e bujshme e Erdogan në Tiranë, takim në një ditë

Vizitën e tretë në Tiranë, por të parën si President i Turqisë Rexhep Tiap Erdogan e realizoi më bujë të madhe.

Kryeqyteti u bllokua nga vizita e kreut të shtetit turk, i cili udhëtoi nga atdheu me nje delagacion, që mund ti veshësh fjalën ushtri, plotë 120 persona

Erdogan nisi axhendën e takimeve me homologun shqiptar Bujar Nishani, i cili i rezervoi një pritje të veçantë.

Shqipëria këmbëngul ta konsiderojë Turqin vend mik ndërsa shteti turk, i drejtjohet popullit shqiptar, si popull vëlla. Ndoshta mbi këto qëndrime,biseda mes dy delegacioneve dhe nënshkrimi i marrëveshjeve mori gati 60 minuta më shumë kohë nga sa ishte parashikuar.

Në konferenencën e përbashkët pëe shtyp, Turqia dhe Shqipëria ndanë të njëjtin shqetësim për situatën në  Kumanovë. Presidentët Nishani dhe Erdogan, thanë pothuajse të njëjtën deklaratë, në gjuhë të ndryshme, se situate atje duhet zgjidhur përmes dialogut dhe duhet respektuar marrëveshja e Ohrit.

Bujar Nishani: U bëj thirrje aktorëve ligjzbatues të hetojnë sa më parë dhe të zbardhin shpejt e plotësisht këtë ngjarje plot hije e paqartësi që ka tronditur thellë jo vetëm Kumanovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm por të gjithë rajonin dhe partnerët ndërkombëtarë.  bëj thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episod të paqartë, gjithsesi të izoluar, në burim konflikti të paqenë ndëretnik, dhe në vend të saj përqëndrimin e energjive në zgjidhjen e të gjitha çështjeve mes palëve, me dialog, përfshirë zbatimin e plotë e paekuivok të Marrëveshjes së Ohrit. 

Rexhep Taip Erdogan: Në Ballkan ka nga ata që duan të cënojnë paqen dhe sigurinë. Prandaj ne i kushtojmë shumë rëndësi paqes dhe stabilitetit mirëqënies së Ballkanit. Ne dëshirojmë që acarimet e krijuara në Maqedoni të zgjidhen përmes dialogut dhe të realizohet paqja përmes marrëveshjes së Ohrit. Turqia vijon luftën kundër terrorit. E dimë shumëmirë faturën e kësaj lufte. Ne nuk dëshirojmë që një faturë e tillë të paguhet nga popuj të ndryshëm pavarësisht fenë dhe etninë që i përkasin. Ne duhet të bëjmë një dallim të qartë mes atij që fiton dhe atij që humbet nga terrori. Në fakt humbasin të dy palët sepse lufta në fund të fundit është vdekje.

Rexhep Taip Erogan, u prit edhe nga kryeministri Edi Rama, por jo në cilësinë e Kryeministrit siç edhe ishte planifikuar për të ndodhur vizita e tij në Shqipëri një vit më parë, por si President i Turqisë.

Krah për krah, Rama e e presidenti turk paralajmëruan mbledhje të përbashkët mes qeverive ndërsa Erdogan zbuloi se Turqia ka marrë përsipër financimin e projektit të parlamentit të ri në vendin ku sot ndodhen zyrat e Kryesisë së Kuvendit dhe rikonstruksionin e 25 shtëpive muze në Gjirokastër.

 Edi Rama: Ne presim me kënaqësi që pas përfundimit të fushatës zgjedhore, në Turqi të kemi një takim dypalësh në nivelin e të dy qeverive, një mbledhje të përbashkët ku të nënshkruajmë edhe dokumentin e partneritetit strategjik.

Presidenti turk u prit në një takim edhe nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta me të cilin ndau bindjen  se të dy qeveritë duhet t'a thellojnë partneritetin dhe bashkëpunimin e tyre ekonomik përmes intensifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së prezencës së investimeve turke në rajon, të cilat hapin mundësi domethënëse punësimi dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në fushat e energjisë, shëndetësisë, agro-përpunimit dhe infrastrukturës.

Shqipërinë dhe Turqinë e lidhin 89 marrëveshje dhe memorandume, e fundit e nënshkruar ajo në fushën e sgioursë. Por pika më e fortë, janë shkëbimet tregtare, me vlerëm 450 milionë dollar dei më tani, por  që objektiv i peresidentit të turiqsë, është të arrijnë një vlerë prej 1 miliardë dollar.

EMISIONET