VIDEO/ Qytetarët i dalin para makinës, ndalojnë policin të kalojë makinën greke pa radhë në Kakavijë
Një video e mbërritur në redaksi tregon momentin kur një polic tenton të kalojë pa radhë një makinë greke drejt kufirit.
Qytetarët i dalin para marakinës duke thirur: Ndalo o i korruptuar!
Disa orë pasi videoja u bë virale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit e Policisë A. Ç.
"Punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, për në shtetin grek.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë."
Radhet kilometrike ne Kakavije kane krijuar nje situate te rende dhe te pazakonte.
