VIDEO/ Ballokume nga duart e Kryemadhit, kryetarja e LSI përvesh mëngët për 14 Mars

VIDEO/ Ballokume nga duart e Kryemadhit, kryetarja e LSI përvesh

Teksa po i afrohemi Festës së Ditës së Verës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përvesh mëngët dhe nis punën për përgatitjen e ëmbëlsirës simbol të 14 Marsit, ballokumen.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Kryemadhi shfaqet në kuzhinë ku së bashku me një zonjë nis përgatitjen e ëmbëlsirës.

Kryetarja e LSI shprehet besimplotë se gjithçka do të ndryshojë për mirë, jo vetëm stina.

Monika Kryemadhi: Me kënaqësi iu bashkova sot traditës që të gatuaja ashtu si gratë e tjera të Elbasanit në shtëpitë e tyre, ballokumen simbol të Ditës së Verës. Gjithçka do të ndryshojë për mirë, jo vetëm stina.

Kujtojmë se Monika Kryemadhi është kryesese e listës së LSI në qarkun e Elbasanit.

/a.r,OraNews

Vendi Lajme elbasan monika kryemadhi Politikë video Aktualitet dita e veres ballokume 14 mars

EMISIONET