Zgjedhjet/ Boçi: Jemi në diktaturë, zgjedhjet nuk ishin të lira, votat u blenë
Deputeti i dalë nga 25 prilli, Luçiano Boçi, shprehet se nuk ishte në garë me kandidatët e Partisë Demokratike, por me kundërshtarët, duke shtuar se fitoren e tij nuk e çuan triumf por sfidë.
I ftuar në edicionin e lajmeve me gazetaren Matilda Mcinin, Boçi thekson se është krijuar një situatë absurde, teksa shton se kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve të bëra në kodin zgjedhor.
“Ishte një sfidë personale, por synimi im kryesor ishte fitorja e Partisë Demokratike. Kodi zgjedhor stimuloi një garë brenda listës së deputetëve dhe që nuk vendosi një kufi të qartë ku kandidati duhet të lobonte partinë dhe ku kandidati duhet të sillej në mënyrë nominale në raport me votuesin. U krijua një lloj kakafonie. Është e metë e kodit zgjedhor që krijon këto moskufijt, ndërkohë që gara është dhe gara nuk ka kufi.
Ky sistem dështoi. Preferoi që ose lista të jetë e mbyllur ose e hapur dhe përplasja të jetë midis kundërshtarëve. Kur më drejtohet pyetja kë zevëndësove është pyetja më e vështirë që unë nuk dua t’I jap përgjigje. Unë nuk isha në garë me kandidatët e PD-së, por me kundërshtarin tim, unë nuk e çuaj triumf, është një sfidë që kalova. Jemi në një situatë absurde zgjedhore e krijuar nga një kod absurd për të favozizuar partinë në pushtet. Partia Socialiste përfitonte nga sistemi katër deputetë pra, nuk është fituese reale, përfshirë elementë të tjerë nuk kemi fare fitues real, pasi votat janë blerë, janë trysnuar dhe nuk kemi fitues, por PS me mekanizmat e ndryshimeve Kushtetuese luajti gjithçka në favor të vet. U krijua një situatë e pakëndshme."
Më tej, Boçi tha se në vendin tonë nuk ka zgjedhje të lira dhe sipas tij fuksionon sistemi i blerjes së votës.
“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk ka sistem, ka sistem të blerjes së votës të ndërtuar në mënyrë perfekte. Janë përdorur para publike për të blerë vota me hapje vendesh pune. Janë trysnuar mësuesit që të sjellin kartat e prindërve të nxënësve, janë spiunuar njerëzit, gjithçka është bërë brenda një viti për të çuar votën për të majtën. “
Boçi, pohon se në Shqipëri, jemi në regjimin në formën e diktaturës ekonomike, teksa shton se nuk ka liri dhe çdo gjë sipas tij e përcakton pushteti.
“Jemi në kushtet e një regjimi, nuk ka liri fjale nuk ka media në Shqipëri, nuk ka liri ekonomike, kemi një regjim në formën e diktaturës ekonomike. Aio që është në punë në kërcënim të vendit të punës duhet të japë votën për pushtetin, ai që është në biznes po të njëjtën gjë. Çdo gjë është e përcaktuar nga ekonomia dhe buka e gojës. Ky sistem duhet shkërmoçur. Rama duhet të jap llogari për atë që ka bërë në këto vite. Ka rritur varfërinë, arsimi ëhstë shkatërruar, sistemi shëndetësor është rrënuar. Në Shqipëri ka një proces zgjedhor ku vota trysnohet. Është detyra e shtetit të ndalojë blerjen e votës."
-
Kurti: Katër hapat për rifillimin e dialogut me Serbinë
29 Prill, 19:03
Boçi tha se është detyra e shtetit të ndalojë blerjen e votës nga partitë politike.





