Zv.ministrja e Brendshme, Kuko: Numri i kuotave për Akademinë e Sigurisë do jetë 100, mesatarja duhet të jetë 8
Romina Kuko zëvendësiminstre e Ministrisë së Brendshme ka dalë në një komunikim për mediat për pranimet në akademinë e sigurisë. Kuko tha se numri i kuotave do jetë 100 dhe se synohet zgjerimi i akademisë së sigurisë.
Gjitashtu Kuko tha se synohet edhe rritja e pagës në këtë sektor. "Numri i kuotave eshtë 100. Mesatarja e aplikuesve duhet të jetë 8. Synimi është zgjerimi i akademisë.
Ministria e Brendshme po i kushton vëmendje përmirësimit të kushteve të punës. Synohet edhe rritja e pagës në këtë sektor. 17 kuota do jenë në Korcë, 16 në Gjirokastër, 16 në Kukës, 12 në Dibër", tha ndër të tjera zëvendësministrja.