Vreto: Të gjithë janë bërë VIP-a në Shqipëri, shoqëria i ndjek se nuk ka marrë në dorë fatin e saj
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Artjon Vreto gazetar dhe moderator, u shpreh se në vendin tonë janë bërë të gjithë personat VIP-a.
Ai tha se VIP janë bërë edhe ata që kanë bërë hundën dhe buzët njëlloj se nuk po marrin vesh se cili është kush.
Vreto: Unë them me batutë se u bëmë të gjithë VIP-a. Të gjithë duan të krijojnë një identitet të munguar. Nuk po merr dot timonin e vet shoqëria. Janë të gjithë të pafuqishëm për të reaguar dhe ndryshuar. Të gjithë këta marrin shembuj dhe i marrin emrin VIP dhe të gjitha janë bërë të tillë.
VIP janë bërë edhe ata që kanë bërë hundën dhe buzët njëlloj se nuk po marrin vesh se cili është kush. Shoqëria po ndjek këta persona. Mendon se është kjo mungesë e karakterit dhe forcës për të marrë fatin e vet në dorë nga ana e shoqërisë.