Vrau veten pasi Altin Çoku i shpërndau fotot intime në TikTok, nëna e 27-vjeçares: Vajza ime nuk e bënte kurrë një gjë të tillë! I la vëllait amanet të bijën
Nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila vrau veten pas publikimit të fotove intime në Tik Tok, në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, ka deklaruar se kërkon të zbardhet e vërteta, pasi vajza e saj nuk e bënte kurrë një gjë të tillë.
Ajo tregon se vajza e saj ishte një tip i mbyllur, dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin, por se gjithçka është zgjidhur dhe ajo e ka falur dhunën për shkak të fëmijës.
“Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte një gjë të tillë. Ajo nuk ka qenë në hotel, ka qenë duke punuar. Ajo nuk dilte, ishte tip i mbyllur. Dilte me motrën ose djalin. Nuk dilte kurrë veten. Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.
Si çdo çift ato kishin probleme, i thash eja qetësohu se keni një fëmijë të vogël. Shkova e mora në Kosovë. Ka qenë xheloze për burrin. I thash ai ka fëmijë me ty. Edhe djali më tha ta marrim motrën të qetësohet.
Më parë kanë pasur konflikte, vajza bëri denoncim, por vajza e Sibelës kërkonte të atin dhe vajza e fali për hir të fëmijës. Edhe bashkëshorti i kërkoi falje”, tha ajo.
Nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini ka rrëfyer mes të tjerash edhe momentet e fundit të jetës të së bijës.
Ajo ka treguar se e bija i ka lënë vëllait amanet të bijën dhe pasi ka shtrënguar dorën e motrës ka ndërruar jetë.
“Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu.
E vuri vajzën ën gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë erdhi po vinte djali. Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë.
Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Djali nuk e dinte dhe kapi për fyti shoferin e fugonit sepse mendoi se e shtypi ai. Vajza ishte ende gjallë.
E dërguan në spital, i tha të vëllait amanet Ambrën. I shtrëngoi dorën motrës dhe dha shpirt”, ka treguar ajo.