Vrau gruan dhe të vëllanë me sëpatë, "Arrest me burg" për 80 vjeçarin Xhevit Sinani
Xhevit Sinani i cili dyshohet se vrau të premten bashkëshorten e tij dhe vëllain, në një fshat të Gramshit para gjykatës në Elbasan ka mohuar autorësinë. Ai ka thënë se i ka gjetur të vdekur bashkëshorten dhe vëllain, por prokuroria tha se nag provat e grumbulluara 80 vjeçari ka kryer vrasjen e dyfishtë. Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg.
80 vjeçari që vrau gruan e tij dhe të vëllanë me sëpatë në Gramsh më 27 janar është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit.
Pas kafazit të të dënuarve 80-vjeçari jo vetëm që nuk shprehu pendesë, por mohoi të ketë kryer vrasjen e dyfishtë.
Sinani tha se e kishte gjetur tw vdekur në fillim vëllain e tij Shaqir Sinani dhe më pas bashkëshorten Zegjine Sinani dhe se ai nuk kishte kryer asnjë vrasje.
“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vellane dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë,” tha ai.
Por referuar hetimeve paraprake grupi hetimor u shpreh i bindur se 80 vjeçari Xhevit Sinani është autor i vrasjes së bashkëshortes dhe vëllait.
Sinani deri më tani ka dhënë 3 dëshmi kontradiktore me njëra-tjetrën.
Pasi dëgjoi dëshminë e të akuzuarit dhe prokurorinë gjykata vendosi që i moshuari të mbetet në arrest në burg deri në përfudnimin e hetimeve.