Vrasja e Mimoza Pajës në “Don Bosko”, Gjykata lë në burg Nikoll Shërrnikun

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lerë në burg Nikoll Shërrnikun, personin e arrestuar për "Sigurimin e kushteve me qëllim kryerjen e vrasjes" së Mimoza Pajës në Rrugën "Don Bosko".

Vendimi është marë nga gjyqtarja e Tiranës Marinela Osmani, e cila e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Shërrnikut.

Nga ana tjetër Shërrniku ka kërkuar një masë më të butë, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Sipas tij ai ka qënë në burgun e Shën Kollit, në kohën kur ka ndodhur krimi.

Sherrniku pranon se targat provizore gjermane i ka sjellë në Shqipëri, dhe pas targimit të makinës së blerë në Gjermani targa shqiptare, të dyja targat i ka braktisur në një vend që nuk e kujton dot se ku.

"RE HX 112" është targa në të cilën kanë përdorur atentatoret në atentatin me armë ndaj lokalit të Fatjon Muratit në zonën e Don Boskos në Tiranë.Këto targat gjermane janë futur në 2020 në Shqipëri përmes Kosovës nga Nikoll Shërrniku.

Vrasja e Mimoza Pajës në “Don Bosko”, Gjykata lë
Brilant Martinaj, Nikoll Shërrniku dhe Mimoza Paja

elton qyno gjykata mimoza paja nikoll shërrniku

EMISIONET