Vrasja e Ardian Nikulajt dhe 4 të arrestuarit në Angli, hetuesit britanikë zbarkojnë në Prokurorinë e Lezhës
Përfshirja e 5 britanikëve në ekzekutimin për gjakmarrjë të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka sjellë në Lezhë dy prokurorë britanikë.Hetuesit nga Londra kanë kërkuar provat para se një gjykatë në Londër të vendosë për ekstradimin e 4 të arrestuarve për krimin.
Dy prokurorë britanikë mbërritën në Lezhë pas arrestimit në Londër të 4 nga 6 personat e dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin.
Hetuesit britanikë u takuan me drejtuesit e prokurorisë së Lezhës, të cilëve u kërkuan të njihen me dosjen hetimore dhe provat e siguruara deri në këtë fazë të hetimit për vrasjen.
Këto detaje kanë rëndësi të vecantë për vlerësimin e kërkesës së ekstradimit të katër të arrestuarve, pasi Gjykata e Londrës do të kërkojnë garanci për jetën e shtetasve britanikë.
Ora News mëson se Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dosjet hetimore deri në këtë fazë.
Nisur nga ky zhvillim, ministri Ulsi Manja i ka përcjellë dosjen Britanisë me kërkesën për ndihmë juridike.
Mes të arrestuarvve në Londër është edhe shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, i dyshuar si organizator dhe financues i krimit.
Pasi u vunë në pranga, një gjykata britanike i ka lënë në burg për 40 ditë me qëllim ekstradimi.
Në kërkim vijon të jëtë vrasësi nga portugalia Ruben Saraiva si dhe një tjeter shtetas britanik.
Grupi i personave që kishte planifikuar kryerjen e vrasjes kishte ardhur në vendin tonë prej kohësh e ndërsa shkak i vrasjes besohet së është gjakmarrja.
Sipas prokurorisë, financuesi i vrasjes Edmond Haxhia është nipi i familjes Lekstakaj me të cilën familja Nikulaj ka pasur konflikte të vazhdueshme.
Me datën 5 maj është caktuar një tjetër seancë për personat e arrestuar, në të cilën do të diskutohet ekstradimi i tyre.
Në Britani janë arrestuar shtetasit:
1-Edmond Haxhia
2-Thomas Mithan
3-Steven Hant
4- Harriet Bridgeman