Vrau qiradhënësin/ Zbardhet dëshmia e Lekë Vuksanit: Petriti më nxori nga banesa në 2 maj, jam rikthyer dhe kemi debatuar
Një ditë pas arrestimit, autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani dy ditë më parë në Shkodër, Lekë Vuksani ka dhënë deklaratat e tij para efektivëve të Policisë së Shkodrës dhe prokurorëve të çështjes.
Vuksani ka pohuar përpara oficerëve të policisë së Shkodrës s eka pasur me viktimën disa herë debate për shtëpinë me qira që ai kishte marrë.
“Kemi patur disa herë debate për shtëpinë me qira që i kisha marrë.
Petriti më nxori nga banesa në 2 maj, jam rikthyer dhe kemi debatuar.
Arma nuk është e imja, por e Petritit”, mësohet të jetë shprehur Lekë Vuksani.
Ndërkaq, burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se nga provat që disponojnë, rezulton se arma është e autorit të dyshuar.