Lushnje/ Vranë 30-vjeçarin dhe plagosën babain dhe 2 djemtë, arrestohen dy prej autorëve të krimit

Një 30-vjeçar mbeti i vrarë ndërsa babai e dy vëllezërit e tij u plagosën pas një sherri me armë për pronësinë e tokës në Lushnje. Konflikti ndodhi në fshatin Garunjas të Lushnjes mëngjesin e së enjtes ndërsa dy vëllezërit, Kastriot e Afrim Hasalla, kushërinj me familjen e dëmtuar nga ngjarja, qëlluan me qifte mbi Shaip Hasallën dhe 3 djemve të tij duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre.

Dy nga tre autorët e vrasjes së Romeo Hasallës mëngjesin e të enjtes në Lushnje u vunë në pranga nga policia disa orë pas ngjarjes.

Në pranga janë vënë Afrim Hasalla 42-vjeç dhe 20 vjeçari me iniciale M.H ndërkohë vijon puna për kapjen e Kastriot Hasallës.

Konflikti i pronësisë mes kushërinjve në fshatin Garunjas të Lushnjes përfundoi me një viktimë vjeçar, dhe 3 persona të tjerë të plagosur,

 

Dy vëllezërit, Kastriot e Afrim Hasalla 31 dhe 33 vjeç, qëlluan me armë gjahu kushëririb e tyre Shaip Hasalla 65 vjeç, dhe tre djemtë e tij Romeo, Emiliano dhe Leart Hasalla 30, 31 dhe 33 vjeç.

Si pasojë e të shtënave mbeti i vdekur Romeo Hasalla, ndërsa babai I tij dhe dy vëllezërit janë plagosur rëndë dhe janë dërguar ne spital.

Të dy familjet mësohet kanë pasur konflikt pronësie prej kohësh, ndërsa pak ditë më parë mes tyre ka pasur edhe debate verbale.

Në orët e para të mëngjesit Shaip Hasalla së bashku me djemtë e tij kanë shkuar për të punuar tokën që e kishin të mbjellë me ullinj, ndërsa atje kanë qenë duke i pritur dy vëllezërit te cilët ishin të armatosur dhe kanë qëlluar mbi kushërinjtë e tyre.

Plumbat e armës së gjahut i kanë marrë jetën në vend Romeo Hasallës, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.

EMISIONET