Lushnje/ Konflikt mes kushërinjve për pronën, vritet me armë zjarri i riu, plagosen i ati me dy vëllezërit

Një 30-vjeçar mbeti i vrarë ndërsa babai e dy vëllezërit e tij u plagosën pas një sherri me armë për pronësinë e tokës në Lushnje. Konflikti ndodhi në fshatin Garunjas të Lushnjes mëngjesin e së enjtes, 29 korrik 2021,  ndërsa dy vëllezërit, Kastriot e Afrim Hasalla, kushërinj me familjen e dëmtuar nga ngjarja, qëlluan me çifte ndaj Shaip Hasallës dhe 3 djemve të tij duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre.

Konflikti i pronësisë mes kushërinjve në Lushnje përfundoi me një 30-vjeçar të vdekur  dhe 3 persona të tjerë të plagosur, në fshatin Garunjas të Lushnjes.

Dy vëllezërit, Kastriot e Afrim Hasalla, 31 dhe 33 vjeç, qëlluan me armë gjahu kushërintë e  tyre Shaip Hasalla 65 vjeç, dhe tre djemtë e tij Romeo, Emiliano dhe Leart Hasalla 30, 31 dhe 33 vjeç.

Si pasojë e të shtënave mbeti i vdekur Romeo Hasalla, ndërsa babai i tij dhe dy vëllezërit janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital.

Të dy familjet mësohet kanë pasur konflikt pronësie prej kohësh, ndërsa pak ditë më parë mes tyre ka pasur edhe debate verbale.

Në orët e para të mëngjesit Shaip Hasalla së bashku me djemtë e tij kanë shkuar për të punuar tokën që e kishin të mbjellë me ullinj, ndërsa atje kanë qenë duke i pritur dy vëllezërit të cilët ishin të armatosur dhe kanë qëlluar mbi kushërinjtë e tyre.

Plumbat e armës së gjahut i kanë marrë jetën në vend Romeo Hasallës, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.

Menjëherë pas ngjarjes të dy vëllezërit Kastriot e Afrim Hasalla, të dyshuar si autorë të ngjarjes, janë arrastisur në drejtim ende të paditur, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Lushnje/ Konflikt mes kushërinjve për pronën, vritet me armëLushnje/ Konflikt mes kushërinjve për pronën, vritet me armë

EMISIONET