Emma Roberts drejt altarit, aktorja pritet të martohet me Cody John pas dy vitesh fejesë

Aktorja amerikane Emma Roberts dhe partneri i saj Cody John pritet të kurorëzojnë dashurinë këtë fundjavë, duke i dhënë fund pritjes dyvjeçare pas fejesës.
Sipas raportimeve të medieve amerikane, ceremonia do të zhvillohet në pronën familjare të Cody John në Sun Valley, Idaho, në një atmosferë private me praninë e familjarëve dhe miqve të afërt.
Emma Roberts bëri publike fejesën në vitin 2024 përmes një postimi në Instagram, ku tregoi unazën me diamant dhe shoqëroi lajmin me një koment humoristik: “Po e vendos këtë këtu para se mami im t’ia tregojë të gjithëve”.
Aktorja 35-vjeçare dhe Cody John nisën lidhjen në vitin 2022 dhe që prej fillimit kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së madhe publike. Megjithatë, partneri i saj ka ndarë herë pas here momente romantike dhe dedikime për të në rrjetet sociale.
Para lidhjes me Cody John, Roberts ishte e fejuar me aktorin Evan Peters. Ajo është gjithashtu nënë e një djali pesëvjeçar, Rhodes, nga marrëdhënia e saj me aktorin Garrett Hedlund.
Edhe pse çifti nuk ka bërë një njoftim zyrtar për datën e martesës, raportimet e fundit bëjnë me dije se përgatitjet janë drejt përfundimit dhe ceremonia pritet të jetë një festë intime për të afërmit e tyre.


