Zgjedhje në ditë me shi, METEOALB: Reshje në disa qytete të dielën

 Ditën e dielë në të gjithë vendin do të ketë mot të paqëndrysehsmë, në disa qytete nuk do të mungojnë reshjet e shiut. Por temperaturat thonë sinoptikanët do të jenë të larta, pas datës 17 ditët do të jenë me diell.

Ditën e zgjedhjeve,  qytetarët duhet të shkojnë në kutitë e votimit me cadër me vete.

Të dielën  parashikohet të  ketë reshje në disa  qytete të vendin, megjithëse jo intensive, sqaron  Lajda Porja nga Meteoalb. 

"Do fillojnë që rreth orës 05:00-06:00 të mëngjesit, por duhet ta theksoj që reshjet janë shumë të pakta. Mesdita do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira. Pas orës 19:00 do të kemi  momente me pika shiu në ultërsirën perëndimore dhe zonat malore," tha ajo.

 Por pavarësisht motit të paqëndrueshëm, temperaturat pritet të jenë të larta.

"Nuk do të jetë ftohtë, do të ketë rritje dhe temperaturat do të variojnë nga 9 gradë në mëngjes deri në 25-26 gradë," tha ajo.

 E njëjtë parashikohet të jenë edhe ditët e para të javës, kryesisht paraditeve do të ketë reshje lokale shiu.

"Do ketë vranësira sidomos gjatë paradites,mesdita dhe paraditja do të rrezikohen nga reshjet sidomos dita e hënë ku më të dukshme do të ishin veri-veriperëndim, sidomos qarku i Shkodrës," tha ajo.

Pas datës 17  duhet të përgatitemi për ditë të nxehta.

"Deri në fund të muajit do të kemi ditët me diell, me temperatura të larta, deri në 29-30 gradë," tha ajo.

EMISIONET