Fshati pa mjekë/ Banorët në Dërsnik: Për shërbimet shëndetësore shkojmë në Korçë

Zonat rurale në vendin tonë veç mungesës së infrastrukturës vuajnë edhe shërbimet shëndetësore, Në Fshatin Dërsnik të Korçës banorët ankohen se nuk kanë mjekë. Qendra shëndetësore është ndërtuar dy vite më parë atje, por në të shërben vetëm një infermier

Fshati Dërsnik në Korçë nuk ka mjekë.

Ky realitet është bërë i vështirë për zonën.

Pavarësisht ndërtimit të qëndrës shëndetësore 2 vite më parë në të mungon mjeku dhe të vetmit që japin shërbim janë infermierët.

"5 vjet a 6. Vetëm një infermier kemi dhe një mami," tha një banor.

Sipas banorëve për konsulta të përgjithshme apo edhe raste urgjente duhet ti drejtohen qytetit të Korçës për të marrë shërbimet shëndetësore.

"S'ka mjek, ne shkojmë në Korçë," thonë ata.

Edhe pse kanë kërkuar disa herë nga institucionet për një mjek, por dhe kanë denoncuar në media, prej vitesh banorët hasen mes këtyre vështirësive të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje.

EMISIONET