Vonesa e bursave, Qendresa Qytetare: 98 përqind e studentëve në vështirësi

Prej 4 muajsh studentët po përballen me vonesën e bursave studentore. Qëndresa Qytetare tregoi se 98% e tyre janë në vështirësi pasi ende nuk i kanë marrë paratë. Deputetja Ina Zhupa theksoi se kjo është një situatë e krijuar nga qeveria, e cila po tregohet e shurdhër ndaj nevojave që kanë të rinjtë.

Shumica e studentëve nuk kanë marrë prej 4 muajsh bursat studentore.

Studimi më i fundit i Qëndresës Qytetare tregon se vonesat e pagesave për 98 për qind të studentëve përkthehen në vështirësi të mëdha jetese.

"Vonesa e bursave është problem për çdo student. Nuk më interson fare procedura dhe aedministrata, më duhet që fondi të kalojë në kohë."

Në një tryezë diskutimi me studentët, përfaqësuesit e Qëndresës Qytetare thonë se vonesat e bursave janë një histori e përsëritur.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte pjesë e diskutimit, bëri  fajtore qeverinë për problematikat e studentëve.

"Nuk ka justifikim se pse VKM duhet ta lësh pa afat."

Sipas burimeve të Ora News listëpagesat dhe fondi i kanë kaluar fakulteteve dhe tashmë pritet të bëhet kalimi i parave në llogaritë e studentëve.

Në total janë 30-40 mijë studentë që trajtohen me bursa nga shteti.

Vonesa e bursave, Qendresa Qytetare: 98 përqind e studentëve në

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

bursat studentet vonesa ina zhupa

EMISIONET