Studentët, 3 muaj pa marrë bursat, MAS: Fondet i kemi shpërndarë, vendimmarrja u takon Bordeve

Studentët kanë tre muaj pa i marrë bursat. Kjo problematikë thuajse e përvitshme është regjistruar në të gjithë universitetet e vendit, këta të fundit nuk japin informacion për studentët ndërsa Ministria e Arsimit thotë se ua ka vendosur fondet në dispozicion.

Studentët që përfitojnë bursë nuk kanë asnjë lek në llogaritë e tyre, ndonëse kanë kaluar tre muaj nga nisja e vitit akademik.

Vonesa janë regjistruar në të gjitha universitetet publike, ato në Tiranë e rrethe.

Studentët: “Këtë vit nuk janë hedhur akoma.”

“Jam viti i dytë, kështu vonohen gjithmonë.”

“Nuk jepen, kemi tre muaj që presim, që në fillim të shkollës, në tetor edhe deri më sot. Presim që të na hidhen.”

“Është vonuar, por besoj që do të rregullohet”

Studentët thonë se mosmarrja në kohë e bursës, për shumicën prej tyre në vlerën e 10 mijë lekëve, u krijon probleme pasi kostot i kanë të larta.

Studentët: “Çmimet janë të larta, është bër shumë vështir. Ne si student disa janë në konvikte, disa janë në shtëpi më qera.

Ne, atë bursë mund ta përdornim për blerjën e mjeteve shkollore”

Janë interesuar pranë universiteteve përkatëse por thonë se nuk ua kanë sqaruar arsyet e vonesës dhe as nuk u kanë dhënë një datë se kur do t`i marrin.

Studentja: “Kam pyetur personat që janë përgjegjës për këto, na thonë vonohen pak, nuk na japin një sqarim fiks”.

Ministria e Arsimit, e pyetur nga "RTV Ora" shprehet se fondi i bursave u ka kaluar në dispozicion universiteteve dhe vendimmarrja tani sipas ligjit i takon Bordit të Administrimit, të institucioneve të arsimit të lartë.

Me këtë problematike studentët ndeshen çdo vit, por pavarësisht fenomenit, institucionet arsimore nuk kanë marrë masa me qëllim shmangien e vonesave.

Studentët, 3 muaj pa marrë bursat, MAS: Fondet i kemi

EMISIONET