Vodhi para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet “skifteri” 46-vjeçar në Gjirokastër

Vodhi para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet

Policia e Gjirokastrës ka arritur të prangosë disa orë pas grabitjes së një banese në qytet 46-vjeçari që arriti të vidhte para dhe bizhuteri me vlerë të konsiderueshme.

Në njoftimin e saj, policia thotë se ky shtetas rezulton të jetë i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”. Vodhi në banesën e një shtetasi, para dhe sende (bizhuteri) me vlerë të konsiderueshme, kapet disa orë pas kryerjes së vjedhjes dhe arrestohet 46-vjeçari.

Ky shtetas, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen paratë dhe sendet e vjedhura.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për një rast vjedhjeje të kryer në një banesë në fshatin Vanistër, Dropull, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vlera”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua dhe u kap pak orë pas kryerjes së vjedhjes, autori i dyshuar i saj, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Berat.

Nga veprimet hetimore dhe operacionale dyshohet se 46-vjeçari, më datë 21.04.2023, ka vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Vanistër, Dropull, një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera.

Sendet dhe paratë e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

entiola budo gjirokastër hajdut

EMISIONET