Vlorë, rrëzohet ura fshatit Kallarat për shkak të reshjeve të dendura, izolohen disa familje

Si rrjedhojë e shirave të shumtë dhe njëkohësisht prurjeve të shumta të lumit Shushicë është rrëzuar edhe ura e fshatit Kallarat.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë e disa familje kanë mbetur të izoluara pasi e kanë të pamundur për të dalë, për shkak të situatës që është krijuar për shkak të motit të keq.

Situata alarmante, paraqitet, në Vlorë, Selenicë dhe Fier, ku rrugët janë përmbytur dhe uji ka hyrë në katet e para.

Ndërkohë nga ana tjetër problematike është situata në Juglindje të vendit, ku trashësia e borës ka arritur në 70 centimetra, ndërsa disa fshatra të Pogradecit që prej 48 orësh janë pa energji elektrike.

 

EMISIONET