Vjedhje apo inskenim?! Zbërthehen mesazhet nga telefoni i Rozeta Dobit, biseda me Klosin edhe pas kallëzimit

Zbardhja e mesazheve nga telefoni i sanitares Rozeta Dobi ka zbuluar për hetuesit prova të reja ndaj ish-zyrtares së ministrisë së financave Alda Klosi. Ajo rezulton të ketë vijuar komunikimet me ish-pastruesen e shtëpisë së saj, edhe dy javë pasi kishte denoncuar në policinë e Tiranës vjedhjen e qindra mijëra eurove. Hetuesit dyshojnë për inskenimin e ngjarjes.

Hapja dhe kontrolli i telefonit të sanitares Rozeta Dobi ka nxjerrë në pah prova të reja rënduese për ish-zyrtaren e ministrisë së Financave Alda Klosi.

Prokuroria e Tiranës ka zbërthyer telefonin e sanitarës Rozeta Dobi në të cilën ka arritur të sigurojë biseda me interes për hetimin.

Ekspertiza telefonike e aparatit celular që i është sekuestruar Rozeta Dobit provon deklarimet e kësaj të fundit se deri në momentin e arrestimit, ka patur komunikime me ish-zyrtaren Alda Klosi.

Hetuesit thonë së bisedat janë zhvilluar në aplikacionin Whatsapp ku mesazhet kanë vazhduar deri në fillim të muajit Janar të këtij viti konkretisht në datën 6 kohë kur kishin kalur më shumë së 15 ditë nga kallzimi për zhdukjen e parave.

Nga përftimi i këtyre bisedave prokuroria shprehet e rezervuar nëse tashmë ka zyrtarizuar versionin e inskenimit për fshehjen e parave apo vjedhjen e banesës. Nxjerra e informacioneve nga telefoni i sanitares ka ardhur pasi ballafaqimit mes Rozeta Bodit dhe Alda Klosit me 1 mars të këti viti.

Alda Klosi dhe sanitarja Rozeta Dobi në përballjen e tyre kanë mbajtur qëndrime të kundërta pasi ish zyrtarja flet vetëm për vjedhjen e shumës 120 mijë euro ndërsa Dobi tregon se ka marrë nga banesa e Klosit mbi 500 mijë euro për ti fhsheur në shtëpinë e saj.

Të dy zonjat e përfshira në këtë çështje ndodhen në masën arrest në burg, ku Rozeta Dobi akuzohet për vjedhje në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi ndërsa Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Sipas policisë, shuma prej mbi 400 mijë eurosh e sekuestruar në shtëpinë e sanitares pas arrestimit të saj është e pa justifikuar me burime të ligjshme nga ana e ish-zyrtares.

EMISIONET