PAMJET nga Mjekësia/ Viti i ri akademik nis me Bojkot dhe Protesta të studentëve. 20 mijë të rinj ulen sot për herë të parë në auditore
Këtë të hënë të 2 tetorit nis vit i ri akademik. Studentët nga rrethet kanë mbërritur në Tiranë ditë më parë, ndërsa rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteve.
Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.
Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.
Regjistrimi u krye online për dy raundet e para dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në U-Albania u regjistruan drejtpërdrejtë në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave.
Risi këtë vit për studentët që ulen për herë të parë auditoret e Mjekësisë është që duhet të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor në vendin tonë për një periudhë 5-vjeçare.
Ndërsa për studentët që janë duke e ndjekur Mjekësinë aktualisht, detyrimi është më pak vite.
Bojkot dhe protesta
Viti i ri akademik për studentët e Mjekësisë do të nisë me bojkot të procesit arsimor dhe me protesta, pasi ata kundërshtojnë ligjin i cili i detyron ato të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.
“Sot në orën 12:00, Lëvizja Për Universitetin do të mbajë një komunikatë te Ministria e Arsimit.
Përveç se do të jemi te protesta e Mjekësisë që në mëngjes një grup nga ne, gjithashtu do të mbajmë edhe komunikatën me kërkesat dhe problematikat që e gjejnë studentët universitetin edhe këte vit të ri akademik”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.
Në të gjitha universitetet e vendit nis sot viti i ri akademik 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes rrjeteve sociale i uron suksese të rinjve dhe stafeve pedagogjike, ndërsa thekson se arsimi është djepi i mendimit shkencor.
Në nisje të vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u është drejtuar me një mesazh urimi studentëve dhe pedagogëve.
Deputetja demokrate Ina Zhupa, përmes rrjeteve sociale thekson se ky vit i ri akademik e gjen situatën e universiteteve shqiptare në ditën më të zezë, ku abuzuesit janë në krye të sistemit arsimor
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar mesazheve me rastin e nisjes së vitit të ri akademik. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Basha theksoi se në takime me studentë dhe pedagogë është njohur me problemet themelore me të cilat përballen çdo ditë.
Presidenti Bajram Begaj, në ditën e parë të viti të r akademik, ka uruar me një mesazh studentët dhe stafin akademik. Në urimin e tij, presidenti uroi për një vit të mbarë akademik.