Aksion antidrogë në Vaun e Dejës, Krujë e Lezhë, mijëra rrënjë të sekuestruara
Sera ose parcela të vogla kanabisi në mes të zonave të pyllëzuara malore!
Monitorimi me avionët e Guardia Di Finanza po zbulon zonat ku po kultivohet bimë narkotike, ndërsa policia e Shtetit poi asgjëson.
2215 rrënjë kanabis sativa u gjetën në një zonë të pyllëzua, 337 bimë në fshatrat Fushë Kuqe dhe Gërnac të Kurbin dhe 31 rrënjë në Kosh të Lezhës.
Në total 2583 bimë narkotike të cilat u asgjësuan me djegie, por asnjë kultivues nuk u gjet dhe arrestua gjatë fazës së 9 të operacionit IMAZHI.
Skemë e njejtë edhe në Alpe.
830 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në Pult dhe 200 tëe tjera në territorin e fshatit Vjerdhë, Vau i Dejës!
Por edhe këtu kultivuesit mbeten të paidentifikuar.
90 forca policore dhe 6 dronë u angazhuan për kontrollin e territorit në kuadër të fazës së 4 të operacionit megaoperacionit “Alpe të pastra”.
Në Fushë Thumanë ndërkohë një familje e kishte mbushur kopështin me 140 rrënjë kanabis në vend të perimeve.
Vesel Xhaferi u vu në pranga, ndërsa i biri u shpall në kërkim si kultivues!

