VIDEO+FOTO/ Në prag të sezonit turistik, dëmtohet rruga te Gjiri i Lalëzit, banorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

Rruga lidhëse mes Gjirit të Lalëzit dhe Kepit të Rodonit ka filluar të dëmtohet rendë.

Kjo nga kamionet e tonazhit të rëndë që kalojnë dhe cilësia e dobët, pasi një pjesë e saj është ndërtuar mbi sipërfaqe ranore.

VIDEO+FOTO/ Në prag të sezonit turistik, dëmtohet rruga te Gjiri

Këto ditë, njoftojnë banorët, rruga është shembur në zonën e fshatit Shetaj.

Shembja e dheut ka qenë masive dhe rrezikon nderprerjen e rrugës drejt Kepit te Rodonit.

Banorët kanë qarkuar një sektor të asfaltit të dëmtuar me gurë.

Një pjesë e asfaltit ka pëfunduar në gropën e hapur. Dhe gropa tashmë ka tendencë për zgjerim.

Banorët shkruajnë për Ora Neës se kjo infrastrukturë rrugore pritet te ulë ndjeshem nr e vizitoreve në këtë sezon turistik.

“Me këtë dëmtim bëhen të pa aksesueshme Kisha e Shënandoit e shekullit te VII te-të dhe Kalaja e Skënderbeut e shekullit te XV-të, si dhe një rajon i tej betonuar i artilerisë se rendë të periudhës së diktaturës”, raporton për “Ora News” gazetari Mark Brunga.

VIDEO+FOTO/ Në prag të sezonit turistik, dëmtohet rruga te Gjiri

mark brunga gjiri i lalëzit rruga

EMISIONET