VIDEO/ Parakaloi në kthesë, 32 mijë lekë gjobë për drejtuesin e kamionit
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan reagoi sot pas një video të publikuar në media në të cilën shfaqet një kamion duke kryer parakalim të gabuar në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në segmentin ku nuk lejohet parakalimi dhe në kthesë me rrezikshmëri për t’u përfshirë në ngjarje rrugore.
Policia thekson se, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e kamionit, shtetasin A. R., dhe kanë vendosur ndaj tij, masën administrative 32 000 lekë të rinj.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.