Kim takohet me Ramën: Forcim i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunim në NATO

Zëvendës ndihmës sekretarja për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Yuri Kim është takuar me kryeministrin Edi Rama në New York.
Në një postim në rrjetete sociale, ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, ka publikuar foto dhe detaje nga biseda e zhvilluar me Ramën.
Kim thekson kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
“E lumtur të shihja kryeministrin Edi Rama në UNGA78, ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, mbështetjen e SHBA-së për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Kim.

