VIDEO/ Nën akuzë nga SPAK, kreu i KPP-së del para GJKKO-së, Jonaid Myzyrit po i hetohet dhe pasuria

Kryetari i pezulluar që prej së hënës i Komisionit të Prokurimeve Publike Joniad Myzyri, i cili është vënë zyrtarisht nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera nga Prokuroria e Posaçme u paraqit këtë të premte në Gjykatën e Posaçme.

Të hënën u njoftua se ndaj Myzyrit është vendosur edhe masa e pezullimit nga detyra dhe detyrim paraqitje.

HETIMET NDAJ MYZYRIT

Krahas hetimit për “Shkelje të pabarazisë në tendera” ndaj drejtorit të pezulluar të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP) Jonaid Myzyri, SPAK mësohet të ketë nisur dhe një hetim pasuror ndaj këtij zyrtari.

Disa kërkesa drejtuar bankave të nivelit të dytë, kërkesa drejtuar zyrës së Kadastrës dhe Drejtorisë së Patentave e Automjeteve, janë dërguar nga SPAK, në kuadër të këtij hetimi pasur.

Myzyri, u mor i pandehur së bashku me disa zyrtarë të tjerë të KPP dhe tre biznesmenë për një tender 2.2 milion euro që kishe si synim mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal” dhe “Urra e Repsit”.

Një dëm financiar prej gati 500 mijë euro, shkaktuar buxhetit të shtetit, është bërë shkak për pezullimin nga detyra dhe marrjen të pandehur të kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrit.

Bashkë me Myzyrin tashmë të pandehur janë marrë dhe zyrtarët e KPP Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Gerald Adhiaj dhe A.Hasani.

Ndërkohë të pandehur për “Falsifikim të vulave, i stampave ose i formularëve” janë marrë Ardian Kaza pronar i kompanisë fituese “AEK-Munella”, Mehdi Lala administrator i kompanisë “Alb Shpresa” dhe pronarin  e kompanisë “Jubica”, Ndoc Kulla.

Vetë Myzyri, ashtu si në paraqitjet e tjera nuk ka preferuar të komunikojë me mediet.

 

EMISIONET