VIDEO/ Makina me targa policie bllokon trotuarin në Allias, asnjë masë ndëshkuese

Një tjetër rast që tregon papërgjegjshmërinë e Policisë, është regjistruar së fundmi në zonën e Alliasit në Tiranë.
Një banor i zonës ka denoncuar se një makinë private me targa policie ka zënë hapësirën e trotuarit në këtë zonë.
Sipas qytetarit, automjeti ishte parkuar në mënyrë të tillë që pengonte lëvizjen e këmbësorëve, duke i detyruar ata të kalojnë në rrugë, mes automjeteve.
Banori shprehet se, pavarësisht shkeljes së dukshme, ndaj mjetit nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese.
Ai ngre shqetësimin për standarde të dyfishta në zbatimin e ligjit dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit për të gjithë, pa përjashtim.
“Përshëndetje! Makinë private me targa policie ka zënë trotuarin dhe askush nuk i vendos gjobë. Te rruga ‘Vedat Kokona’, në Allias”, shkruan banori krahas videos për JOQ.


