Radhë kilometrike automjetesh, vijon saga e trafikut në Librazhd-Elbasan

Radhë kilometrike automjetesh, vijon saga e trafikut në

Aksi Librazhd-Elbasan është përballur edhe këtë të diel me trafik të rënduar. Radhë kilometrike automjetesh janë krijuar pasditen e sotme duke bërë që një sens lëvizje i këtij aksi të jetë paralizuar thuajse totalisht.

Ky aks është përfshirë shpesh nga trafiku i rënduar, sidomos në zonën e Murrashit ku po ndërtohen edhe dy tunele, punimet e të cilëve vështirësojnë edhe më shumë qarkullimin në këtë zonë.

Edhe ditën e sotme, sipas raportimeve nuk është parë asnjë patrullë policie për normalizimin e situatës.

Trafiku mbetet një problem shqetësues në këtë aks, sidomos gjatë fundjavës, ku shpesh raportohet për radhë të gjatë të automjeteve, ndërsa qytetarët ngrenë shqetësimin se duhet të përballen me orë të gjatë dhe të bllokohen në trafik.

EMISIONET