(FOTO) Britney Spears paralajmëron transformim të ri/ Këngëtarja surprizon me një model shumëngjyrësh flokësh

(FOTO) Britney Spears paralajmëron transformim të ri/

Britney Spears ka ngjallur sërish kureshtjen e fansave, këtë herë duke lënë të kuptohet se po përgatitet për një ndryshim të madh në pamjen e saj.

Këngëtarja 44-vjeçare publikoi në Instagram një fotografi me një model flokësh shumëngjyrësh, ku dominonin nuancat jeshile, të kuqe, blu, të verdhë, rozë dhe të zezë, duke sinjalizuar se mund të heqë dorë nga look-u i saj karakteristik biond.

(FOTO) Britney Spears paralajmëron transformim të ri/

Në përshkrimin e postimit, Spears u shpreh se dëshiron t’i bëjë njerëzit të ndihen të sigurt, të frymëzuar dhe plot vetëbesim, ndërsa zbuloi se mezi pret të prezantojë pamjen e saj të re.

Po atë ditë, artistja publikoi edhe një video nga makina, ku foli me humor për flokët e saj aktualë, duke i krahasuar me stilin ikonik të personazhit të Cameron Diaz në filmin There's Something About Mary dhe duke bërë shaka me vapën e madhe.

Postimet vijnë në një periudhë kur emri i Britney Spears ka qenë sërish në qendër të vëmendjes mediatike. Së fundmi, djali i saj, Jayden, reagoi ndaj teorive që kanë qarkulluar në rrjetet sociale për këngëtaren, duke komentuar disa prej tyre në një video të publikuar online.

Edhe pse ende nuk ka konfirmuar nëse do ta realizojë transformimin, fansat kanë pritur me entuziazëm paralajmërimin e artistes dhe janë në pritje të ndryshimit të saj të radhës.

 

 

EMISIONET