VIDEO/ “Fikini flakadanët, suksesi i protestës është familja” – Protestuesit thirrje të rinjve: Ju lutem fikini!

Këtë të shtunë është shënuar dita e 7-të që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga qytetarë që po protestojnë, kundër projektit në Zvërnec duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
Qytetarët mbajnë në duar pankarta të shumta me mesazhe të ndryshme. Mes tyre shfaqen thirrje me karakter social dhe ekonomik, ndërsa nuk mungojnë edhe slogane më të ashpra ndaj klasës politike.
Në pankarta janë parë gjithashtu edhe mesazhe me nota humori dhe ironie, duke risjellë elemente nga “meme”-t virale në rrjetet sociale.
Ne nje moment disa te rinj protestues do te ndiznin disa flakadane, cka shkaktoi reagimin e menjhershem
“Fikini flakadanët, suksesi i protestës është familja” – Protestuesit thirrje të rinjve: "Ju lutem fikini!"
LIVE/“VLON” SHESHI - Energji dhe masivitet te Kryeministria! Protesta qytetare nuk ndalet

