E quajti Mozën shkije, Arbër Sulstarova: Iliri nuk e kishte në konotacion negativ, nga kaosi del paqja

Një debat i ashpër mes konkurrentëve Moza dhe Iliri ka tërhequr vëmendjen e publikut në Ferma VIP, ku diskutimi mbi nacionalitetin dhe identitetin degradoi në akuza dhe ofendime personale.
Gjatë debatit, Iliri e cilësoi Mozën si “antishqiptare” dhe përdori termin “shkije”, ndërsa në spektaklin e mbrëmjes së djeshme ai u shpreh se ishte ndier i ofenduar nga komentet e saj ndaj Italisë. Sipas tij, situata u përkeqësua në momentin kur Moza përmendi vajzën e tij, e cila nuk flet gjuhën shqipe.
Për këtë përplasje ka reaguar në “Ferma Club” edhe miku i Ilirit, Arbër Sulstarova, i cili e minimizoi konfliktin, duke e cilësuar atë si një debat mes miqsh.
“Edhe në një tavolinë me miq e kalojmë limitin kur kemi kontradikta. Nga kaosi del paqja. Po ta shohësh historinë, ka kaos e më pas paqe. Jam shumë i sigurt që jashtë Iliri dhe Moza do jenë shokë shumë të mirë. Iliri e ka thënë në konotacion jo negativ”, u shpreh Sulstarova.
Duke komentuar garën, ai dha edhe parashikimin e tij për finalen e spektaklit, duke deklaruar se dy finalistët që do të përballen kokë më kokë për çmimin e madh do të jenë pikërisht Moza dhe Iliri. “Ilir në finale patjetër, me këmbët e veta dhe trurin e vet. Iliri, Moza, janë dy finalistët e fundit. ”, tha ai.
View this post on Instagram


