Ish-zonja e parë e Francës, Bernadette Chirak, shuhet në moshën 93-vjeçare

Ish-zonja e parë e Francës, Bernadette Chirak, shuhet në

Ish-zonja e parë e Francës, Bernadette Chirak ndërroi sot jetë në moshën 93-vjeçare.

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri homazh sot vejushës së ish-presidentit Jacques Chirac përmes një mesazhi në rrjetin social X.

“Një zonjë bujare na la. Kombi ndan dhimbjen me familjen e saj, të afërmit dhe të gjithë ata që e deshën”, shkroi Macron.

Bernadette Chirac gëzonte popullaritet të madh në Francë dhe ishte një këshilltare e rëndësishme e bashkëshortit të saj gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë politike.

“Ajo është gruaja e jetës sime; së bashku kemi arritur kaq shumë”, kishte shkruar Jacques Chirac në kujtimet e tij.

Ai u nda nga jeta në vitin 2019, në moshën 86-vjeçare.

Bernadette Chirac mbetet deri më sot e vetmja Zonjë e Parë franceze që ka mbajtur edhe vetë një post politik.

Nga viti 1979 deri në vitin 2015 ajo ishte anëtare e këshillit të përgjithshëm të departamentit të Corrèze.

Çifti u njoh gjatë studimeve në “Sciences Po”, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Francë, dhe u martuan në vitin 1956. 

EMISIONET