VIDEO/ Babai plagosi vajzën dhe më pas u vetëvra, flasin fqinjët: I njohim si njerëz të mirë, s'na kishte dhënë as përshtyjen më të vogël

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Lushnjë.

Në lagjen “18 Tetori”, një 82-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri vajzën e tij pas një debati dhe më pas është vetëvrarë.

Policia bën me dije se 40-vjeçarja e plagosur ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë kanë folur edhe fqinjët.

‘’Gocën e ka 17 vjece, çunin e ka më të vogël.

Ne i njohim si njerëz të mirë.

Jemi prekur shumë.

Jemi ulur këtu, po më dridhet trupi.

Ai me ne rrinte më shumë.

Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël.

Jetonte në shtëpi me të shoqen’’ thanë fqinjët.  

EMISIONET